Rama viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, objektiv thithja e investimeve

13/04/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në qendër është tërheqja e investitorëve arabë në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri njoftoi nisjen e takimeve intensive, ndër të tjera me kreun e Këshillit Kombëtar Federal, Mohamed Al Murr dhe zv.kryeministrin Sheikun Mansour.

Ky i fundit mban edhe postin e Presidentit të Fondit të Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe do t’i paraqiten projekte konkrete për investime në turizëm, infrastrukturë, agro-përpunim dhe zhvillimin e zonave industriale.

Top Channel