Fëmijët viktima të luftës në Nigeri

14/04/2015 00:00

Lufta ndërmjet Boko Haram, forcave qeveritare apo grupeve të tjera ushtarake në veri të Nigerisë, kane detyruar 800 mijë fëmijë të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre.

Sipas raportit të UNICEF, i hartuar posaçërisht një vit pasi grupi ekstremist rrëmbeu me dhunë nga bankat e shkollës 275 vajza nigeriane, numri i fëmijëve që luftojnë për të mbijetuar gjetkë është dyfishuar.

Boko Haram, emri i të cilit do të thotë edukimi perëndimor është i ndaluar, vazhdon të kryejë sulme të përgjakshme, edhe pse fati i shumicës së vajzave të rrëmbyera është ende i lënë pezull.

Po ashtu UNICEF tregon se fëmijët janë kthyer në objekte të shfrytëzimit seksual, janë rrëmbyer, i kanë martuar me detyrim apo janë përballur me vdekjen. Kjo për shkak se Boko Haram përgjithësisht  sulmon ambientet qe frekuentohen nga të rinjtë. Konflikti është i rëndë për fëmijët, duke ndikuar jo vetëm mirëqenien, por edhe ne sigurinë e tyre.

Në fund raporti bën thirrje se ka nevoje urgjente për te tjera donacione humanitare për t’i zgjatur dorën popullsisë civile si edhe për të rritur mbështetjen e tyre në rajonin e trazuar.

Top Channel