Gramsh, arrest për posedim droge

14/04/2015 00:00

Një person është arrestuar mëngjesin e së martës nga policia në qytetin e Gramshit, pasi u kap në zotërim të një sasie droge.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Emiliano Zani.

Bashkë me të, agjentët kanë konfiskuar edhe 47 doza lënde narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Materialet dhe provat i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për proçedim të mëtejshëm të shtetasit Zani.

Top Channel