Cani prezanton strategjinë për menaxhimin e financave

14/04/2015 00:00

Është prezantuar paraditen e së martës në Tiranë, nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, strategjia qeveritare për menaxhimin e financave publike.

Në fjalën e tij, ministri Cani ka nënvizuar se ruajtja e stabilitetit ekonomik është prioriteti i kësaj strategjie, ndërsa ka shtuar se, qeveria nga ana e saj do të ketë si objektiv shmangien e akumulimit të borxheve ndaj biznesit.

“Ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik ka qenë gjithmonë prioriteti ynë. Detyrimet e qeverisë së kaluar ndaj bizneseve e përkeqësuan situatën, por ne kemi parametra të rinj dhe objektiva që të parandalojmë krijimin e borxheve të reja. Ne do të bëjmë edhe kufizime të shpenzimeve në buxhet, ndërsa do të intensifikojmë mbledhjen e taksave dhe të ardhurave”, ka deklaruar Cani.

Shefi i financave të vendit ka vlerësuar se, të gjitha këto masa garantojnë një kuadër marko-ekonomik të qëndrueshëm, por ka shtuar se suksesi i kësaj strategjie varet edhe nga përkushtimi i nëpunësve.

Top Channel