Një kinema si ajo e Milko Mançevskit

14/04/2015 00:00

“Before the Rain” ishte filmi që solli një vizion të qartë të konfliktit
në Ballkan duke u kthyer në një sensacion në kinematografinë botërore
në mesin e viteve ’90 me fitimin e Luanit të Artë në Festivalin e
Venecias dhe një vit më pas do të ishte mes filmave kandidatë për çmimin
Oscar.

Filmi u realizua në vitin 1994 nga një regjisor krejt i panjohur në atë kohë që quhej Milko Mançevski.

I lindur në Shkup të Maqedonisë dhe i shkolluar në Amerikë, Mançevski kthehet në vendlindjen e tij në Maqedoni në kohën kur Jugosllavia kishte nisur të shpërbëhej për të realizuar atë që kritikët e vlerësojnë sot si filmin e karrierës së tij.

Pas suksesit me filmin e tij të parë  “Before the Rain”, Mançevski do të realizonte dhe tre filma të tjerë duke zënë një vend të rëndësishëm në kinematografinë ballkanike dhe evropiane. Për herë të parë Milko Mançevski ishte këto ditë në Shqipëri i ftuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Top Channel