Vijojnë punimet në rreth-rrotullimet e Lushnjës

14/04/2015 00:00

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit po vazhdon operacionin e rehabilitimit në rreth-rrotullimet e aksit Fier-Rrogozhinë.

Sipas një njoftimi për shtyp, deri tani është ndërhyrë në rreth-rrotullimet e Grabianit, Çermës dhe Rrogozhinës.

Janë prishur shumica e objekteve të ndërtuara pa leje, nga 1 në 4 kate, saktësohen IKMT.

Ndryshe nga disa ditë më parë, kur banorët protestonin kundër prishjes së godinave, tani duket se ata e kanë pranuar ndërhyrjen e fadromave të Inspektoriatit.

Megjithatë, njësitë e kësaj strukture në këto operacione shoqërohen edhe nga agjentë të policisë së rendit.

Top Channel