Kukës, liqeni dhe anët e autostradës mbyten nga plehrat

14/04/2015 00:00

Hyrja e qytetit të Kukësit në segmentin rrugor pranë Liqenit të Fierzës paraqet një situatë alarmante ndotjeje.

Mbeturinat e mbledhura, jo vetëm nga lumi Drin, por edhe nga përrenjte rreth liqenit, janë grumbulluar mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar një pamje të shëmtuar.

Ndërkohë, direkt në liqen shkarkohen edhe ujërat e zeza të qytetit. Dhe jo vetëm kaq. Në anë të autostradës vijojnë të hidhen mbeturinat urbane.

Megjithëse me këtë situatë alarmante janë njohur të gjithë institucionet, ende nuk është marrë asnjë masë dhe situata vijon të mbetet e njëjtë.

Top Channel