Korçë, fermerët e duhanit në protestë

14/04/2015 00:00

Fermerët e Korçës, të cilët kultivojnë duhan protestojnë, sepse ende nuk janë paguar për prodhimin e vitit që kaloi.

Ata ia kanë dorëzuar prodhimin e duhanit një kompanie dhe presin prej disa muajsh pagesat, në mënyrë që të vijojnë punën me të njëjtën kulturë.

Sipas tyre, firmat greke të grumbullimit dhe përpunimit të kësaj kulture ofrojnë çmime abuzive, por edhe në rastet kur e blejnë nuk u japin lekët për muaj të tërë, aq sa ata po shkojnë drejt falimentimit.

Nga ana e saj, firma që grumbullon duhanin nuk jep asnjë shpjegim lidhur me këtë gjendje që përsëritet vit pas viti dhe që rëndon fermerët.

Top Channel