Zhbogar: BE do mbështesë zhvillimin ekonomik të Kosovës

14/04/2015 00:00

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se Unioni do të mbështesë projektet për zhvillimin ekonomik të Kosovës, si investimet në sektorin e bujqësisë, energjitikës, arsimit dhe punësimit.

Deklaratën e tij Zhbogar e ka bërë në një tryezë pune të organizuar nga Ambasada Italiane në Kosovë, ku kanë qenë të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci e Memli Krasniqi, si dhe guvernatori i Bankës së Kosovës, Bedri Hamza.

Duke u ndalur tek eksperienca italiane e kredive, Hamza ka deklaruar se, Kosova mirëpret çdo lloj biznesi, përfshirë edhe një bankë italiane.

Të pranishmit në tryezë ranë dakord se Kosova nuk mund të zgjidhë problemet e saj pa patur një zhvillim ekonomik.

Top Channel