Momenti i përballjes me luanin

14/04/2015 00:00

Një 38-vjeçar nga Pakistani i shpëtoi për mrekulli sulmit nga një luan, pasi shkoi në strofullën e “mbretit” në kopshtin zoologjik të Lahores për t’i bërë foto nga afër.

Fotografia e tij, vetëm pak momente para se luani të bënte lëvizjen ofensive, është përhapur si një virus në internet. Fotografi Atif Saeed tha për ABC News, se eksperienca që kishte përjetuar kishte qenë e pabesueshme.

Saeed u shpreh se e kishte bërë foton në janar të vitit 2012, kur i ishte dhënë mundësia të futej në strofullën e luanit, i cili ndodhej vetëm “një kërcim larg” tij.

“Ndjesia e afrimit të një luani agresiv drejt aparatit është diçka që nuk mund të përshkruhet”, tha Saeed.

Ai shtoi se në momentin e duhur u tërhoq dhe u kthye në makinë, pasi ndryshe do të ishte kthyer në ushqim për mbretin e kafshëve.

Top Channel