ISIS humbet terrene në Irak

14/04/2015 00:00

Ofensiva në terren e qeverisë irakiane dhe bombardimet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndaj ISIS-it, kanë tkurrur territoret e kontrolluara nga ekstremistët fetarë në Irak.

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se nën kontrollin e Bagdadit është rikthyer rreth 25 përqind e territoreve të kontrolluara nga xhihadistët në gushtin e vitit të kaluar, muaj kur edhe nisën bombardimet ndaj ISIS.

Koloneli i Pentagonit, Steve Ëarren tha se është ende herët për të thënë që konflikti është në një pikë kthese, por njohu efektet e bombardimeve ajrore ndaj bazave të ISIS-it duke deklaruar se grupi xhihadist është dobësuar ndjeshëm.

Deklarata e Uashingtonit mbërrin pak para takimit mes Presidentit Barack Obama dhe kryeministrit irakian në Shtëpinë e Bardhë. Para se të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara, Haider al-Abadi bëri të qartë se dëshironte një përshkallëzim të sulmeve ajrore ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit.

Top Channel