Stadiumi i ri “Loro Boriçi”: muze, pistë atletike dhe shtim kapaciteti

14/04/2015 00:00

Grupi projektues i stadiumit “Loro Boriçi”, i cili do të ndryshojë
rrënjësisht pamjen, ka ardhur në fazën përfundimtare të tij. Përveç
kapacitetit më të madh, Top Channel ka mësuar se stadiumi i
rikonstruktuar i Shkodrës, ndryshe nga ai i Elbasanit, do të ketë dhe
muzeun e skuadrës së Vllaznisë, e cila ka 9 tituj kampion.

Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës, mësohet se do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.

Sipas projektit, pritet që të shtohen 5112 vende të reja për tifozët, nga të cilat 2500 pas portave.

Me këto shtesa, kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë tifozë dhe rikonstruksioni i tij pritet të kalojë shumën e 12 milionë eurove.

Top Channel