PD-ja zyrtarizon kandidatët e Korçës, Kukësit, Fushë-Arrëzit dhe Kuçovës

14/04/2015 00:00

Partia Demokratike zyrtarizoi kandidaturën për Bashkinë e Korçës, ku do të përfaqësohet me rektorin e Universitetit të këtij qyteti, Gjergji Mero.

Gjithashtu, sot u vendos edhe për disa bashki të tjera. Në Kukës, Partia Demokratike kandidon Bashkim Shehun, në Fushë-Arrëz, Gëzim Vatën dhe në Kuçovë, Myslym Haxhin.

Me emrat e publikuar gjatë së martës, numri i përgjithshëm i kandidatëve zyrtarë shkon në 25, gati gjysma e emrave për 61 bashkitë e vendit.

Top Channel