Gjyqi ndaj të arratisurve nga burgu i Drenovës, Prokuroria kërkon 136 vite burg për 9 persona

14/04/2015 00:00

Ka vijuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë gjyqi ndaj të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës nëntorin e para dy viteve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Në seancën e radhës, Prokuroria ka kërkuar dënimin e saj për të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pasi ka risjellë kronologjinë e ngjarjes, organi i akuzës ka kërkuar në total 136 vite burg për 9 persona: 4 të aratisurit dhe 5 bashkëpunëtorët.

Ja dënimet për të arratisurit:

Admir Tafili 20 vite
Fran Marashi 20 vite
Gezim Guri 20 vite
Artur Gora 10 vite

Dënimet për bashkëpunëtorët:

Alfred Qefalia 10 vjet
Bledian Çela 15 vjet
Albi Meçini 12 vjet
Ervis Lami 18 vjet
Olsi Maçi 11 vjet.

Top Channel