Zbulojnë pas 20 vitesh se kanë toka

14/04/2015 00:00

Banorët e fshatit Gracell në komunen Qendër në Fier mësuan këto ditë se
janë prej 20 vjetësh pronarë të një toke me sipërfaqe prej 50 hektarësh.

Ata thonë se nuk kanë patur asnjë dijeni më parë dhe kanë kërkuar shpjegime nga komuna sesi toka është shpërndarë për 100 familje me ligjin 7501 dhe asnjë nga familjarët nuk ka dijeni.

Gjithçka është mësuar pasi kontrollet për pronësinë e tokës, ku kalon gazsjellësi TAP zbuluan emrat e familjeve.

Sipërfaqja prej 50 hektarësh ndodhet pranë një fshati fqinj, dhe është e lënë djerr.

2 muaj më parë ka nisur procedura e njoftimit për kompensimin financiar sipas të dhënave në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë.

Në regjistrin kadastral rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynymë për frymë rreth 100 familje të këtij fshati. Ata dhe shumë fermerë në 5 komuna të Fierit do t’ju merret një pjesë toke kundrejt kompensimit për shkak se aty kalon gazsjellësi TAP.

Top Channel