Gjosha, takim me ambasadorin amerikan. Lu: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

14/04/2015 00:00

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, u takua këtë të martë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i cili shprehu mbështetjen e vendit që përfaqëson për integrimin e Shqipërisë.

Zyra e shtypit e ministrisë së Integrimit Europian bëri të ditur, se në këtë takim ministrja Gjosha shprehu vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se “edhe përkushtimi i ambasadorit Lu do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”.

Ambasadori Lu u shpreh se vlerëson përpjekjet që po bën Shqipëria për t’u zhvilluar dhe për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë”, theksoi ai.

Top Channel