Zakonisht, funeralet janë të zymtë, por një funeral i veçantë është zhvilluar në Tajvan, ku pjesëmarrësit në të u habitën kur u gjendën përballë performancës së dy striptisteve profesioniste.

Striptistet ishin porositur nga gruaja e të ndjerit dhe kërcyen rrotull arkivolit të veshura vetëm me të brendshme dhe me çizme me taka të larta.

Ato kërcyen nën ritmin e këngës ‘Moves Like Jagger’ të grupit Maroon 5, madje edhe u shtrinë sipër arkivolit.

Zonja që kishte porositur striptistet tha se e dinte që bashkëshorti i kishte qejf femrat dhe donte të sigurohej që udhëtimi i tij i fundit të ishte i bukur.

Top Channel