Vogëlushja siriane ‘dorëzohet’ përpara aparatit fotografik

14/04/2015 00:00

Lufta civile e stërzgjatur në Siri ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe zhvendosur miliona të tjerë, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë.

Pikërisht fëmijët janë ata që po e vuajnë më së shumti këtë dramë, që edhe nëse konflikti do të përfundonte sot do të dojë dekada që të zhduket prej kujtesës së sirianëve.

Raportet e organizatave siriane dhe të atyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për traumën që po pësojnë brezi i fëmijëve përmblidhen në një foto të vetme. Një vajzë siriane e strehuar në një kamp refugjatësh në Turqi i dorëzohet një aparati fotografik.

Fotoja është shkrepur nga fotografi turk Osman Sagirli dhe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

“Kujton se fotografi ka një armë, jo një aparat fotografik, ndaj ngre duart lart”, shkruan gazetarja palestineze, Nadi Abu Shaban. 

FOTO GALERI
1/3
Vogëlushja siriane ‘dorëzohet’ përpara aparatit fotografik

Top Channel