PDK-ja nuk arrin konsensusin me PD-në për zgjedhjet lokale

14/04/2015 00:00

Partia Demokristiane konfirmon mosarritjen e konsesusit me Partinë Demokratike për formimin e një koalicioni për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i kontaktuar nga Top Channel, ka zyrtarizuar lajmin se PDK-ja është drejt daljes e vetme në zgjedhje ose me një koalicion tjetër, pas dështimit të negociatave me partinë më të madhe opozitare.

Sipas Ndokës, Partia Demokratike vazhdon të gabojë duke shpallur kandidatura të pakonsultuara më parë. Fillimisht, mësohet se PDK-ja kishte kërkuar nga Partia Demokratike 6 bashki, por ky propozim duket se nuk është pranuar nga PD-ja.

Pas largimit të PDIU-së dhe negociatave ende të mbetura pezull me Partinë Republikane, tashmë me largimin edhe të Partisë Demokristiane, duket se opozita është më e përçarë se kurrë dhe Partia Demokratike është duke shkuar drejt daljes pa asnjë aleat të fuqishëm në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Top Channel