Balla: Kemi raportin që do të diskutonim

14/04/2015 00:00

Opozita akuzoi kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit për bllokim të procesit të dekriminalizimit. Kryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se i ka kërkuar Kuvendit që të komunikojë me Komisionin e Venecias, por kjo nuk ka ndodhur, megjithëse letra zyrtare e Komisionit mban datën 26 mars.

Mazhoranca reagoi përmes deputetit Taulant Balla, duke hedhur poshtë këto pretendime si të pavërteta e duke thënë se ishte pikërisht Bylykbashi që kërkoi shtyrjen e mbledhjes.

“Kemi përgatitur prej ditësh një shkresë normale qoftë për zyrtaritetin e komunikimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit të Venecias, Komisionit Europian dhe Ambasadës Amerikane, krahasuar me këtë letrën e hallvaxhiut përgatitur nga zoti Bylykbashi. Sot, në mbledhjen e orës 15:00, do të ndanim së bashku këtë letër zyrtare në format dhe përmbajtje me qëllim që institucionet shqiptare të prezantohen siç duhet në komunikimin shkresor me institucionet ndërkombëtare. Nuk erdhi, por doli në televizor thjesht dhe vetëm për të hedhur baltë dhe për të thënë gënjeshtrën e radhës. Stafi i zotit Bushi dhe ai i zotit Gjici, prej nesër do të depozitojnë në Gjykatën e Lartë padi penale përkundrejt deputetëve të PD-së të cilët kanë shpifur në dëm të këtyre kandidaturave”, theksoi Balla.

Top Channel