Obama heq Kubën nga lista e shteteve financuese të terrorizmit

14/04/2015 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama heq Kubën nga lista e shteteve financuese të terrorizmit, hap ky i konsideruar si thelbësor në përpjekjet e shefit të Shtëpisë së Bardhë për të normalizuar marrëdhëniet me vendin komunist.

Shtëpia e Bardhë njoftoi në rrjetet sociale se Obama dorëzoi në Kongres dokumentacionin përkatës që sinjalizon heqjen e Kubës prej kësaj liste.

Vendimi përfundimtar, thotë Shtëpia e Bardhë, u mor pas një analize të hollësishme në Departamentin e Shtetit mbi ndikimet e këtij hapi.

Kuba qëndronte prej vitesh në listën e shteteve financuese të terrorizmit. Më heqjen e saj, shtetet që mbeten në këtë listë janë Irani, Siria dhe Sudani.

Në nëntor të vitit të kaluar Obama njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kuba do dhe duhet t’i japin fund armiqësive gjysmëshekullore.

Top Channel