Trafik me lëndë narkotike, në pranga një 30-vjeçar

14/04/2015 00:00

Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të martë në kryeqytet nën akuzën e ‘trafikut me lëndë narkotike’.

Policia njoftoi se i arrestuari është shtetasi Alfred Ismailaj, banues në Tiranë. Ai u prangos në rrugën “Myslym Keta” kryeqytet duke lëvizur me mjetin e tij me targa AA 705 AP.

Pas kontrolleve 30-vjeçarit iu gjetën 75 doza me një peshë totale prej 19 gramësh, lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dy telefona celular, automjetin tip “BMË” si dhe 1500 euro.

Top Channel