Champions, Juventus mposht minimalisht Monakon, paqe në Madrid

14/04/2015 00:00

Juventusi arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League ndaj Monakos, ndërsa derbi madrilen Atletiko-Real ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Me një mungesë tejet të rëndësishme në formacion, francezin Pogba, bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të kënaqshme në “Juventus Stadium” , ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua nga Vidal, i cili ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 57-të.

Cerekfinalja tjetër e luajtur në “Vicente Calderon” mes vendasve të Atletikos dhe Realit  përfundoi 0-0 edhe pse të besuarit e Ancelotti-t bënë maksimumin për të gjetur të paktën një gol, por në shumë raste u ndalën nga portieri i vendasve, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Tashmë për të vendosur ekipet gjysmëfinaliste mbetet gjithçka e hapur për ndeshjet e kthimit, të cilat do të zhvillohen më 22 prill.

Top Channel