PD-ja zyrtarizon sot kandidatët për Tiranën dhe Durrësin

15/04/2015 00:00

Partia Demokratike pritet të publikojë sot kandidatin e Bashkisë së Durrësit dhe Bashkisë së Tiranës. Kryetari i saj, Lulzim Basha, do të jetë në Durrës në orën 10:30 për të zyrtarizuar kandidaturën për këtë qytet.

Publikimi i emrit të kandidatit për kryeqytetin pritet të bëhet sot pasdite.

Ndërkohë, në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vijon intensivisht diskutimet për kandidaturat.

Burime nga Selia Rozë bëjnë të ditur se të premten Rama do të publikojë emrin e kandidatit të Tiranës.

Top Channel