Të divorcuarit kanë më shumë infarkte

15/04/2015 00:00

Të divorcuarit janë më të rrezikuar nga infarkti në zemër sesa personat që qëndrojnë të martuar. Ky është përfundimi që ka dalë nga një studim amerikan që ka analizuar 15 827 persona.

Nga studimi i Duke University, që është publikuar në revistën ‘Circulation’, u vu re se femrat ishin ato që prekeshin më shumë.

Studimi është zhvilluar nga viti 1992 deri në vitin 2010.

Femrat kishin një rrezik infarkti 77% më të lartë nëse ishin divorcuar disa herë, ndërsa meshkujt rreth 30%.

Një nga udhëheqëset e studimit, Linda George, tha: “Rreziku është i krahasueshëm me atë të tensionit të lartë apo diabetit. Pra, po flasim për një rrezik të lartë të shkaktuar nga stresi.”

Top Channel