Nëndrejtori i policisë austriake: Nuk mund të fitohet azil në Austri apo Gjermani

15/04/2015 00:00

Nëndrejtori i policisë austriake, Franz Lang, ka deklaruar se nuk mund të fitohet azil në Austri dhe Gjermani.

“Ka pasur rritje të numrit të emigrantëve, por ne përpiqemi të shpjegojmë që nuk ka shanse për azil në Austri apo Gjermani”, theksoi Lang pas Asemblesë së Përgjithshme Vjetore të SEPCA, Shoqatës së Drejtorëve të Policisë së Europës Juglindore, që po mbahet në Tiranë.

“Kemi identifikuar disa grupe që mashtrojnë emigrantët nga Kosova dhe Shqipëria. Marrin para’ nga njerëz të varfër që shesin gjithçka për të paguar udhëtimin”, shtoi nëndrejtori i policisë austriake.

Top Channel