Dëmtime në blegtorinë e Gjirokastrës

15/04/2015 00:00

Qindra fermerë në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës ankohen së fundi për
ngordhje të krerëve në tufat e tyre nga arsye të panjohura.

Blegtorë nga zona e Tepelenës, komunës Cepo në Gjirokastër, Zagoria e Dropulli konfirmojnë këtë tendencë së fundi. Specialistët thone se ngordhja lidhet me neglizhencën e fermerëve për kryerjen e vaksinave suplementare tipike për zona të caktuara.

Vaksinimi suplementar kushton rreth 400 lekë në vit për individ të imëtash. Gjirokastra është qarku i dytë blegtoral në vend pas atij të Vlorës ku në të gjithë territorin numërohen më shumë se 380 mijë krerë të imëta dhe 20 mijë gjedhë.

Top Channel