Filmi i ri i Jennifer Lopez

15/04/2015 00:00

Jennifer Lopez është bashkuar përsëri me Universal Pictures pas suksesit në filmin ‘The Boy Next Door’.

Sipas një artikulli të gazetës ‘Deadline’, aktorja 45-vjeçare do të interpretojë në filmin ‘Mothers I’d Like To…’, të cilin do e vërë në skenë përmes kompanisë së prodhimit Nuyorican Production.

Edhe pse detajet e këtij projekti janë mbajtur sekret, është mësuar se bëhet fjalë për një komedi.

“E emocionuar. Qëndroni për më shumë”, shkruan bashkangjitur një postimi të linkut të artikullit Jennifer Lopez në rrjetin social Twitter.

Top Channel