Champions, sot luhen PSG-Barça dhe Porto-Bayern

15/04/2015 00:00

PSG-Barcelona dhe Porto-Bayern Munchen do të jenë përballjet e mbrëmjes së sotmen në Champions League. Skuadrës franceze, e cila ka fituar 20 nga 22 ndeshjet e fundit, do t’i mungojë për shkak të kartonëve suedezi Zlatan Ibrahimoviç.

Parizienët e drejtuar nga Blanc janë skuadra e vetme që ka arritur të mposhtë Barcelonën gjatë këtij sezoni në Champions. Edhe pse do të jetë e vështirë, kampionët francezë do të kërkojnë të kualifikohen për herë të dytë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Në ndeshjen tjetër, sigurisht që favorit është Bayern i trajnerit Pep Guardiola, ekip që nuk është mundur asnjëherë më parë në Portugali në përballjet direkte më këtë skuadër.

Në këtë sfidë do të mungojnë Robben, Ribery, Schweinsteiger dhe Alaba, ndërkohë që Guardiola ka theksuar se do të kërkojnë të bëjnë më të mirën me lojtarët që kanë në dispozicion.

Top Channel