Borussia Dortmund, Klopp do të largohet në fund të sezonit

15/04/2015 00:00

Pas shtatë vitesh, ka përfunduar “martesa” mes Jurgen Kloppit dhe Borussia Dortmundit.

Sipas ‘Bild’, trajneri gjerman ka kërkuar prishjen e kontratës me klubin verdhezi në fund të sezonit. Kontrata e tij skadonte në vitin 2018.

Gazeta gjermane ka publikuar edhe emrin e pasardhësit të tij. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Mainzit, Thomas Tuchel.

Në një konferencë për shtyp, Klopp sqaroi se po largohet pasi nuk ndihet më trajneri ideal për skuadrën.

Aktualisht, Borussia Dortmund renditet në mes të klasifikimit të Bundesligës, me 33 pikë në 28 ndeshje, duke rrezikuar pjesëmarrjen në kupat e Europës të sezonit të ardhshëm.

Top Channel