Zayn Malik do të martohet në qershor

15/04/2015 00:00

Zayn Malik dhe Perrie Edwards po planifikojnë të martohen këtë verë në Paris, raporton revista ‘Heat’.

Ish-pjesëtari i grupit One Direction është fejuar me këngëtaren e grupit Little Mix që në fund të vitit 2013 dhe pas largimit shokues të tij nga grupi i famshëm, Perrie raportohet të ketë caktuar datën e martesës, të cilën e ka shkruar në ditarin e saj.

“Perrie dëshiron shumë të martohet, pavarësisht thashethemeve për një tradhti të mundshme nga ana e Zayn. Ajo mendon se me largimin e tij nga grupi, është zgjidhur gjithçka”, ka thënë burimi për revistën ‘Heat’.

Top Channel