Irak, Ramadi rrezikohet nga ISIS-i

15/04/2015 00:00

Qyteti irakian i Ramadit mund të bjerë në duart e militantëve të ISIS-it brenda disa orësh: paralajmërimi vjen nga zyrtarë lokalë që flasin për një përkeqësim të ndjeshëm të situatës në terren.

Në këtë zonë me rëndësi kyçe, të ndodhur vetëm 100 km larg Bagdadit, ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit dhe ekstremistët kanë fituar terren.

Sipas zëvendëskryetarit të Këshillit Rajonal të provincës së Anbarit, Falih Essavi, i cili ndodhet brenda në qytet, trupat qeveritare nuk do të arrijnë ta frenojnë edhe për shumë kohë ofensivën e Shtetit Islamik.

Top Channel