Për herë të parë testi PISA në Kosovë

15/04/2015 00:00

Të mërkurën, në Kosovë, për herë të parë mbahet testi i vlerësimit ndërkombëtar PISA, ku përfshihen 225 shkolla me 5300 nxënës.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, PISA, është një vlerësim ndërkombëtar për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Nxënësit pjesëmarrës do të vlerësohen në çfarë mase mund të aplikojnë njohuritë e tyre dhe se në çfarë mase ata mund të marrin pjesë në shoqëri dhe ekonomi.

Pjesë e testitit vlerësues ndërkombëtar për arsim, PISA, janë 72 vende të botës dhe organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Kosova ka aplikuar për t’u përfshirë në grupin e shteteve që aplikojnë këtë test në vitin 2012.

Top Channel