Duken si binjake identike, por nuk kanë asnjë lidhje fisnore me njëra-tjetrën

15/04/2015 00:00

Një vajzë 26-vjeçare nga Irlanda ka arritur të gjejë krejt rastësisht sozinë e saj, e cila jetonte vetëm një orë larg në Dublin. Niamh Geaney, bashkë me dy shokë, nisën në Facebook një eksperiment për të gjetur një person që i ngjante brenda 28 ditëve.

Për habinë e të gjithëve, Niamh zbuloi se një vajzë me emrin Karen Branigan, e cila jetonte po në Dublin, ishte një kopje perfekte e saj. Vajzat duken si binjake identike, por në fakt nuk kanë asnjë lidhje fisnore me njëra-tjetrën.

Distanca e afërt e bëri të lehtë takimin mes tyre. “Isha shumë nervoze para takimit. Gjatë gjithë kohës i kisha të ngulur sytë tek ajo. Ngjante shumë me mua, ishte një eksperiencë e pabesueshme”, tha Niamh.

FOTO GALERI
1/3
Niamh Geaney dhe Karen Branigan

Top Channel