Pogradec, vajza me perçe rikthehet në shkollë. Fiton mbi “diskriminimin fetar”

15/04/2015 00:00

Joana Rexhollari, nxënëse e shkollës së mesme “Muharrem Çollaku” në Pogradec, nuk u lejua të vazhdonte mësimin, sepse u paraqit në shkollë e mbuluar.

16-vjeçarja, praktikante e besimit Islam e vijoi përpjekjen e saj dhe me ndihmën e Komunitetit Musliman dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ajo arriti të fitojë të drejtën e të vijojë arsimimin në një shkollë laike.

“Përderisa kam një javë që jam pranuar në këtë shkollë, besoj se edhe të gjitha motrat e tjera apo vajzat që janë me mbulesë do të lejohen nëpër shkolla. Të vazhdojnë rrugën e tyre, pavarësisht perçes”, tha Joana Rexhollari, gjimnaziste.

Komisioneri kundër Diskriminimit urdhëroi rikthimin e vajzës në shkollë, duke konstatuar se kishte ndodhur diskriminim për shkak të bindjeve fetare.

Top Channel