Peshkimi, Panariti: S’do lejohet asnjë formë e dhunshme apo kriminale

15/04/2015 00:00

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se për të përmirësuar gjendjen aktuale në sektorin e peshkimit, dukshëm shumë poshtë potencialit natyror që ofron vendi ynë, qeveria është e vendosur të ndalojë praktikat që shkaktojnë dëme të pallogaritshme, siç është peshkimi me lëndë shpërthyese.

“Jemi të vendosur të ndërhyjmë dhe të ndalojmë me forcën e ligjit edhe veprimtari kriminale siç është peshkimi me dinamit, që jo vetëm dëmton rezervat e peshkimit por shkakton edhe dëme të pallogaritshme ekologjike dhe është kërcënim për jetët e njerëzve”, deklaroi Panariti.

Një tjetër pikë e dobët e sektorit është mungesa e rregullit tek operatorët e peshkimit, për të cilët ministri Panariti paralajmëroi ndërprerjen e aktivitetit nëse nuk zbatojnë me përpikmëri kriteret zhvillimore.

Top Channel