Sulmohet kreu i Bankës Qendrore Europiane

15/04/2015 00:00

Jo të gjitha shtresat janë të kënaqura nga politikat financiare të Bankës Qendrore Europiane dhe, megjithë rolin tejet të rëndësishëm të këtij institucionin në ruajtjen e qëndrueshmërisë së euros, ‘armiqtë’ nuk i mungojnë.

Kreu i BQE-së, Mario Draghi doli këtë të mërkurë përballë mediave ku nuk u përball vetëm me pyetjet e vështira të gazetarëve.

Një aktiviste dhe protestuese e lëvizjes së njohur “Femen” u lëshua befas nga salla e konferencave dhe iu vërsul kreut të BQE-së me fjalët “Mjaft diktaturës së BQE-së”! Veprimi i saj shkaktoi kaos për disa momente. Truprojat ndërhynë menjëherë duke e marrë të renë dhe duke e shoqëruar jashtë sallës, ndërkohë që kreu i BQE-së rinisi konferencën pas një pushimi të shkurtër.

Top Channel