Rihanna ‘shpërqendron’ me veshje akuzat ndaj kokainës

15/04/2015 00:00

Kur bëhet fjalë për vëmendjen e aparateve fotografikë, Rihanna është njëra prej atyre që nuk e vuan shumë.

Këngëtarja nga Barbadosi nuk e ka të vështirë që të bëjë për vete fotografët me zgjedhjen e stilit të saj dhe s’kishte si të bëntë përjashtim as ky rast, aq më tepër që ishte dalja e parë pas publikimit të një videoje nëpër rrjetet sociale ku hamendësohet se 27-vjeçarja është përdoruese e kokainës.

Riri u fotografua në Los Anxheles krejtësisht me të bardha, ku kanatjerja e zgjedhur për pjesën e sipërme tregonte qartë zgjedhjen e këngëtares për të dalë pa reçipeta.

Rihanna është vendosur në qendër të një zhurme nëpër rrjete të ndryshme sociale pas publikimit fillimisht në Instagram të një videoje të shkurtër ku shihet 27-vjeçarja në shoqërinë e disa miqve të saj me gjasa me një tub të hollë në dorë. Videoja ndërpritet dhe më pas rifillon me Rihanna-n që mban hundët e zëna.

Kaq ka mjaftuar që të qarkullonin me shpejtësi hamendësimet që akuzonin këngëtaren si përdoruese të lëndëve të forta narkotike. Kundërpërgjigjja e 27-vjeçares ishte postimi i një videoja nga të ngjashme ku shihet me një cigare në dorë, ndërsa më vonë ironizoi të gjitha akuzat duke postuar një foto me në dorë një pije joalkolike.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel