Milo takon Ramën: Aleanca, topi në fushën e PS

15/04/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo është takuar pasditen e së mërkurës me kryetarin e PS, Edi Rama, për të diskutuar mbi një aleancë të mundshme për në zgjedhjet vendore.

Në përfundim të takimit, në një prononcim për mediat, Milo ka deklaruar se në bisedën e zhvilluar ka insistuar për respektimin e parimeve të marrëveshjeve të mëhershme të nënshkruar me PS.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se në rast të një aleance, ajo nuk duhet shfrytëzuar për qëllime afatshkurtëra, por duhet të funksionojë në një plan afatgjatë.

“Ne kërkojmë vetëm ato që na janë premtuar dhe janë nënshkruar në marrëveshjen që kemi bërë. Gjithashtu, aleanca nuk duhet parë në një plan të përkohëshëm, por afatgjatë. Gjithçka varet nga PS, topi është në fushën e socialistëve dhe besoj se do të gjejmë mirëkuptim”, ka thënë Milo.

Top Channel