Ferrari-Raikkonen, rikthehet dëshira për rinovim

15/04/2015 00:00

Sukseset të zgjasin karrierën sportive, por edhe një makinë e mirë dhe me besueshmëri të lartë, si dhe përkushtim nga e gjithë skuadra, mund të sjellin të njëjtin efekt.

Duket se kjo gjë i ka ndodhur edhe Kimi Raikkonen. Finlandezi ka rigjetur dëshirën që i mungonte një vit më parë, falë një Ferrari sërish konkurrues dhe një ambienti tepër të qetë në bokset e skuderisë nga “Maranello. Këto janë shkaqet e një vendimi, dyshohet të marrë tashmë, për të anuluar tërheqjen nga Formula 1 dhe për të rinovuar të paktën edhe për një sezon me “kokëkuqen”.

Kontrata e “njeriut të akullt” kap shifrën e 12 milionë eurove në sezon, pa përfshirë shpërblimet, dhe skadon në fund të këtij viti, por në të ekziston edhe një klauzolë për rinovimin deri në 2016-n. Ferrari duhet se është i gatshëm ta mbështesë këtë mundësi, duke parë momentin e mirë që po kalon Raikkonen, por edhe për shkak se në treg nuk ka pilotë të lirë, të cilët mund të ofrojnë të njëjtat garanci si ish-kampioni i botës.

Për këtë tratativë do të diskutohet javët e ardhshme, mbase deri nga mesi i sezonit.

Top Channel