Të gjithë shpresojnë se një ditë do të takojnë dashurinë, atë të vërtetën me “D” të madhe. Disa e prekin për pak, disa e humbasin, e të tjerë nuk ia dinë vlerën.

Por sa e fortë duhet të jetë ndienja për të pranuar tjetrin, paçka ndryshimeve? E kush e di këtë gjë, më mirë se ata që janë dashuruar me persona që nuk janë si ne?

Në fund të fundit, ne njerëzit normalë shpesh kemi vështirësi të mbajmë një marrëdhënie, jo më të kemi aftësi të kufizuara. Por mekanizmi për të dashuruarit e vërtetë është i ndryshëm.

Nuk shonin verbërinë, pamundësinë për të lëvizur, mungesën e një dore, të një pjese të trupit, apo sëmundjet e rënda. Ata kanë zbuluar formulën e vërtetë për një dashuri të kulluar. Dinë të duan pa kushte!

Tema të tilla janë prekur shpesh nga kinematografia.

Në vitin 2014, në kinematë botërore u shfaq filmi “Faji në yjet tanë”. Historia flet për dy adoleshentë me sëmundje tumorale, të cilët dashurohen në një qendër trajtimi për të sëmurët, në muaj e fundit të jetës. Edhe pse të dy e dinin, se dashuria e tyre do të zgjaste shumë pak, donin ta provonin këtë ndienjë të paktën një herë në jetë.

“Teoria e gjthçkaje” është një tjetër film me këtë tematikë. I riu Stephen Haëking është një studiues, i cili përpiqet të gjejë sesi lindi universi. Në një festë mes miqsh, ai njihet me studenten e letërsisë, Jane Ëilde. Tërhiqen shumë nga njëri-tjetri, por historia e dashurisë pengohet nga “atrofia muskulare”, që kap Stephenin. Kjo nuk e pengoi bukuroshen Jane ta vijonte atë çka i sugjeronte zemra. Paçka vështirësive, lidhja e tyre u bë shumë intensive.

Shumë njerëz janë frymëzuar nga të tillë shembuj. Fakt është se, pas shfaqjes së filmave, njerëzit e kanë parë me një sy tjetër atë ndienjën e bukur midis dy njerëzve…

Top Channel