Sekuestro kompanisë së Fazlliç, nuk shleu 4 mln euro kredi

15/04/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sekuestrimit të aseteve të kompanive të biznesmenit boshnjak, Damir Fazlliç.

Kjo masë është vendosur për aktivitetin e kompanisë së Fazlliç në Porto Romano në Durrës. Sipas gazetës “Shqip”, arsyeja e sekuestrimit të kompanive të biznesmenit është bërë për shkak të mungesës së shlyerjes së kredisë prej 4 milionë eurosh.

Vendimi ndaj kompanisë së tij u mor në 9 prill nga Gjykata e Tiranës, e cila ka pranuar padinë e bankës dhe ka urdhëruar Përmbarimin të ekzekutojë vendimin.

Fazlliç e ka ushtruar aktivitetin e tij të biznesit në Shqipëri nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai ka qenë shpesh në qendër të akuzave dhe sulmeve të mazhorancës së sotme, si një person i lidhur me ish-kryeministrin Berisha në afera korruptive që kapin shumën e miliona eurove.

Top Channel