Basha: Dyshja Rama-Meta të mos prekë votën

15/04/2015 00:00

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha deklaroi se dyshes Rama-Meta nuk duhet t’i shkojë ndërmend që të prekë votën e 21 qershorit.

Ai akuzoi kryeministrin se në kulmin e betejës së dekriminalizimit është duke kandiduar trafikantë për kryetarë bashkie.

“Për ne, Rama dhe Meta janë bashkautorët e kriminalizimit që ka marrë përmasat më të frikshme me ardhjen e tyre në pushtet. Shkolla e trafiqeve vijon të jetë e preferuara e Edi Ramës, nga e cila kanë ardhur Bushi i Krujës, Roshi i Kavajës e dhjetëra e qindra të tjerë të denoncuar e që do vazhdojmë t’i denoncojmë publikisht. Ata nuk kanë alternativë, as skrupuj, kanë vetëm para droge, korrupsioni dhe para të varfërisë së shqiptarëve, me të cilat do të lëshohen për të blerë skamjen e tyre aty ku t’iu ecë. I paralajmëroj sot, në emër të PD, jeni në borxh të madh para shqiptarëve, por të mos ju shkojë mendja t’u prekni votën, gjykimin e lirë, pasurinë më të madhe të një populli sovran në demokraci”, deklaroi Basha.

Top Channel