Kim Kardashian sfidohet nga motra

15/04/2015 00:00

Deri para disa kohësh atë e njihnin si motra e vogël e Kim Kardashian, ndërsa sot Kendall Jenner po kthehet në fenomenin e ri të modelingut. Madje gazeta britanike “Mirror” shkruan si titull: Seti i fundit fotografik ‘topless’ i Kendall Jenner ne ‘GQ’ është aq suprizues saqë lë Kimin në hije.

Revista prestigjioze ‘GQ’ e përshkruan 19-vjeçaren superstarin më të ri Kardashian. Ajo ka bërë menjëherë dallimin në botën e modës për shkak të linjave elegante të tonifikuara dhe bukurisë natyrale . Kendall rrëfen se nuk i pëlqen të grimohet shumë apo të bëjë ndërhyrje plastike sepse do të dilte jashtë vetes.

Fama që po merr së fundmi Kendall ka shtuar më tepër vëmendjen e paparacëve apo thashethemeve për të. Mediat rozë flasin për një lidhje dashurie, të konsideruar si skandal midis saj dhe ish-bashkëshortit të Kourtney Kardashian, me të cilën janë motra me baballarë të ndryshëm.

Madje, njerëz të afërt me Scott dhe Kendall tregojnë se sipas çiftit të ri nuk ka asgjë të gabuar që ata të kenë një lidhje së bashku.

Kendall Jenner, vetëm 19 vjeçe, pritet të surprizojë edhe më tej, jo vetëm me hijeshinë e saj, por edhe me jetën private.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel