Trend i ri, mbajtja e ekuilibrit nga futbollistët, i përfshirë dhe talenti shqiptar

16/04/2015 00:00

Video të hedhura së fundi në rrjetet sociale nga futbollistë dhe jo vetëm, tregojnë se sa e vështirë është mbajtja e ekuilibrit pas disa rrotullimeve rreth topit.

Në këtë trend është përfshirë edhe talenti shqiptar, Rey Manaj, i cili kërkohet nga ekipet më të mëdha në Europë.

18-vjeçari shqiptar, i cili aktivizohet me Cremonese-n në Itali, ka publikuar videon e tij, por edhe ai nuk ia ka dalë të godasë topin në portë, madje e ka pasur shumë të vështirë të shkojë drejt tij.  

Tashmë të presim nëse do të ketë lojtarë të tjerë të kombëtares sonë, apo që aktivizohen në ekipe të njohura europiane, të cilët do të bëhen pjesë e kësaj prove tejet të vështirë.

Top Channel