Vlorë, 20-vjeçarja depresive plagos të ëmën

16/04/2015 00:00

Një vajzë 20-vjeçare është arrestuar mëngjesin e së enjtes nga forcat e policisë së Vlorës, pasi ka plagosur me thikë një person.

Nga informacionet e fundit mësohet se në pranga ka rënë shtetasja Dinore Kacaj, e cila ka goditur me armë të ftohtë të ëmën.

Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se shkak për këtë veprim të 20-vjeçares është bërë depresioni që e kishte përfshirë atë.

Top Channel