Berisha: Rama-Meta po fshehin pasurinë e Kokëdhimës

16/04/2015 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur lidhur me rastin e deputetit Koço Kokëdhima, ka theksuar se ai po vijon mandatin e tij në shkelje me Kushtetutën.

Ndërkohë, Berisha ka akuzuar edhe krerët e koalicionit qeverisës se po mbrojnë pasurinë e fshehur të deputetit të tyre.

“Ligji dhe Kushtetuta e thonë qartë se deputeti nuk mund të ketë të ardhura të tjera përveç rrogës së tij. Kokëdhima ka marrë fonde dhe shpenzime publike në kundërshtim me ligjin. Ndërsa Rama dhe Meta fshehin para ligjit pasurinë e deputetit të tyre dhe nuk e çojnë rastin në Gjykatën Kushtetuese, sepse e dinë që ajo ia heq mandatin Kokëdhimës”, ka deklaruar Berisha.

Nëse ne përdorim votat e shumicës për të mbrojtur shkeljet flagrante të Kushtetutës, ka shtuar ai, ne nxjerrim vullnetin e botës së krimit mbi Parlamentin dhe institucionet e vendit.

Top Channel