Shkodër, asnjë investim në 3 dekada, rruga e shkatërruar

16/04/2015 00:00

Prej më shumë se tre dekadash, një nga rrugët e lagjes “Ahmet Haxhia” të Shkodrës nuk ka njohur asnjë investim dhe për pasojë kjo rrugë që përshkohet nga qindra banorë është bërë thuasje e pakalueshme.

Megjithëse ka ditë që nuk ka rënë shi, segmenti është ende i zënë nga pellgjet e ujit të reshjeve të ditëve të mëparshme.

Sipas banorëve, prej 30 vitesh në këtë rrugë nuk ka vënë dorë askush dhe sa herë ka reshje ajo bëhet e pakalueshme për këmbësorët, duke krijuar mjaft probleme, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë.

Të lënë në mëshirë të fatit, banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” apelojnë për ndihmën e institucioneve përgjegjëse.

Top Channel