Tensione në fushatën në Turqi

16/04/2015 00:00

Refuzimi i Radiotelevizionit Shtetëror Turk për të transmetuar një spot,
ku Partia Popullore Republikane në opozitë kritikonte drejtpërdrejt
Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, ka shkaktuar reagime te
ashpra nga organizatat e shtypit dhe aktivistë të të drejtave e ka
shtuar frikën, se Turqia po rrëshqet në totalitarizëm.

Vendimi i Korporatës Turke të Radiotelevizionit vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare, ndërsa shtohet presioni qeveritar ndaj medias në vend.

Sindikatat e shtypit thonë se lëvizja e fundit ishtë pjesë e ofensivës disamujore ndaj medias nga qeveria, ku përfshihen urdhra gjyqësorë, bastisje policore, ndërprerje të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, si dhe hetime ndaj gazetarëve.

Top Channel