10 stacionet e trenit më të bukura në botë

16/04/2015 00:00

Ato janë struktura ku mblidhen dhe qarkullojnë dhjetëra mijëra njerëz në ditë. Përmasast e tyre janë madhështore, të krahasueshme me ato të qyteteve dhe është e lehtë të humbësh nëpër “labirinthet” e tyre.

Shumë nuk e kanë qejf stresin që ofrojnë struktura të tilla, kjo edhe sepse mund të jenë me ngut për të vajtur në punë apo takime, por askush nuk mund të mohojë që edhe stacionet e trenit kanë bukurinë e tyre.

Ato të qyteteve perëndimore, të ngritura shekuj më parë, përveç arkitekturës së mrekullueshme ofrojnë sot edhe një variacion që nisin nga dyqane moderne dhe vazhdojnë me kafene, restorante, etj.

Një klasifikim i bërë së fundmi dhe i publikuar në agjencinë italiane të lajmeve ANSA bën këtë renditje të stacioneve hekurudhore më të bukura në botë.

1. Stacioni Qendror, Milano

2. St. Pancras International, Londër

3. Liege-Guillemins, Liegi (Belgjikë)

4. Centraal Station, Anversë (Belgjikë)

5. Atocha, Madrid

6. Estaçao de Caminhos de Ferro do Rossio, Lisbonë

7. Haydarpasa Gari, Stamboll

8. Grand Central Terminal, Nju Jork

9. Chhatrapati Shivaji Terminus, Mumbaj (Indi)

10. Southern Cross Station, Melbërn (Australi)

Top Channel